A-Derma është një ndër klinikat e para dermatologjike në Tiranë. E krijuar në fillim të viteve 2000, misioni i A-Derma është që të ndihmoj çdo njeri që të ketë një fytyrë dhe trup të shëndetshëm. Duke investuar në trajnimin e stafit dhe inovacion, klinika A-Derma është shndërruar në lider në fushën e dermatologjisë për shtetasit Shqiptar dhe të huaj.
SELMANI IMP-EXP sh.p.k, është një shoqëri e themeluar në 1994. Aktiviteti i saj fillestar ka qenë tregtimi me shumicë i materialeve të ndërtimit. Katër vite eksperiencë mjaftuan për të ndërmarrë një hap të guximshëm. Në vitin 1998, u realizua investimi i parë në këtë sektor, ndërtimi i Impiantit të Zinkimit në të Nxehtë. Ky i fundit u pasua nga ndërtimi i një impianti te dyte në vitin 2000, si dhe mjaft investime të tjera në teknologji dhe në strukturën e brendëshme të ndermarrjes.
RRUGA KONFERENCA E PEZES, ISH KOMBINATIT MISTO MAME - Tiranë
Shkolla jopublike "Arbëria” mbush dy dekada qe ka hapur dyert e saj, qe nga viti 2000. Nisma e shkollës është rezultati i një përvoje të jashtëzakonshme të drejtuesit, themeluesit të saj Zoti Xhemal Balla, emër ky shumë i njohur në themelin arsimor të Tiranës. Përvoja 20 vjeçare e mirëmenaxhimit të drejtuesve dhe përkujdesja e jashtëzakonshme e stafit pedagogjik tregon për një histori suksesi. Drejtimi dhe menaxhimi I shkollës “Arbëria“ ka si vizon të shpalos një sistem që vlerëson forcën kulturore, gjuhësore, teknologjinë bashkëkohore të informimit dhe komunikimit.
Klinika obstetrike-gjinekologjike "MANAJ" lindi ne vitin 2000 si nevoje per nje perqasje te re me pacientet duke ju pergjigjur kerkesave qe ata parashtronin. Pika kyce per kliniken Manaj ka qene dhe mbetet gjetja e nje zgjidhje per femrat qe e besonin shendetin e tyre, duke konsideruar secilen per tyre nje individ te vecante. Klinika Manaj eshte nje nga klinikat me te avancuara ne fushen e gjinekologji-obstetrikes, eshte e pajisur me mjete te teknologjise te fundit me qellim qe te gjeje zgjidhje per pacientet. Ajo qe na ben unike eshte eksperienca teorike-praktike e Prof. Aferdita Manaj.